Gruaja që u gjet në bregdetin e Durrësit mund të jetë mbytur me qëllim

Policia e Durrësit ka dyshime se gruaja që u gjet e pajetë një ditë më parë në bregdet, mund të jetë vrarë. Pista e vrasjes është e vlefshme deri kur të përcaktohet identiteti i gruas, rreth 40 vjeçe, që u gjet në drejtim me Pistën e Vogël, rreth orës 17:15 të pasdites së djeshme.

Lajme

22/06/2016 10:11

Trupi i pajetë është rreth 1.60 m e gjatë, me flokë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.

Ajo ka të veshura një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët, bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe, në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.

Nuk përjashtohet mbytja e qëllimshme, megjithëse në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Kufoma u gjet nga dy djem të rinj, të cilët po laheshin disa metra larg bregut të detit.