Gruaja dhunon burrin, procedohet penalisht

Një 47-vjeçar nga Mati është paraqitur në polici për të denoncuar bashkëshorten për dhunë.

Lajme

21/06/2016 13:00

Shtetasi me iniciale Q.C., ka denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij H.C., 47 vjeçe ndaj së cilës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Para uniformave blu 47-vjeçari ka thënë se bashkëshortja për motive xhelozie e ka goditur me sende të forta, pas  dyshimeve për tradhti nga ana e tij.

Gruaja akuzohet për veprën penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Matit.