Grimerja e njohur Huda Kattan publikon video me këngën “Andiamo”

Se këngët shqiptare po thyejn kufijt e tregojnë edhe fytyrat publike teksa shpërndajnë në llogaritë e tyre këngët shqiptare.

ShowBiz

31/10/2017 08:20

Muaj më parë, grimerja e njohur Huda Kattan, të cilën ne e njohim si Huda Beauty në bazë të markës së saj të produkteve kozmetike publikoi një video me të cilën tregonte disa truke të grimit dhe në prapavijë dëgjohej kënga “Alo” nga 2Po2, shkruan lajmi.net.

Huda përsëri ka publikuar video në të cilën dëgjohet një këngë shqipe, kësaj radhe është “Andiamo” e kënduar nga Capital T dhe Ardian Bujupi.

Ky u fundit pasi kishte parë se kënga e tij është shpërndarë në llogarinë e Huda Beauty u shpreh i lumtur dhe kërkoi nga fansat e tij që të komentojnë “Andiamo” mbi atë video.

Ky projekt i dyshes i publikuar tre muaj më parë është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 24 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player