Greqi: Shqiptari i prerë në kokë, fillimisht ishte qëlluar me një plumb

Autoritetet greke kanë përfunduar ekspertizën mjeko-ligjore të 26-vjeçarit shqiptar, që u gjet i vdekur dhe me kokë të prerë, të hënën në mëngjes në zonën e Igumenicës.

Lajme

10/05/2016 09:36

Mediat e shtetit fqinj, që kanë siguruar raportin, shkruajnë se sipas autopsisë, shqiptari fillimisht ishte qëlluar me çifte, gjë që i solli vdekjen. Në mushkëri të riut iu gjet një plumb. Më pas i kanë prerë kokën në mënyrë makabre. Trupi i pajetë i 26-vjeçari u gjet pranë një ferme ku ai punonte prej dy muajsh.

“Koha e vdekjes ka qenë nata e së dielës. Në kufomën pa kokë nuk ka shenja dhune, që do të thotë se nuk ka pasur një përleshje mes tij dhe autorit”, shkruajnë mediat greke.

Ky element i ri ka sjellë një kthesë të re në hetimin e policisë, e cila ka lëvizur tashmë në “zona” të tjera, përveç bashkatdhetarëve të viktimës. Sipas hetuesve, prerja e kokës është bërë që vrasësi të fshihte gjurmët. Gjithashtu autori i këtij krimi makabër ka pastruar vendin e krimit, madje edhe shenjat e gjakut të kokës që ka marrë me vete, për të mos u zbuluar, raporton tvklan.

Motivi i kësaj vrasjeje makabre mbetet mister, ndërsa tre janë pistat e hetimit. Të vetmen shpresë që kanë autoritetet greke në zbardhjen e këtij krimi është telefoni i viktimës, i cili është çuar në laborator për ekspertizë.

Gjithashtu autoritetet helene kanë kërkuar edhe informacion nga para shqiptare, pasi dyshohet se i riu shqiptar të jetë i përfshirë në aktivitetet kriminale, kjo pasi në trupi e tij janë gjetur tatuazhe të një burgu./ lajmi.net