Gratë po vuajnë nga mbipesha pasi nuk po i bëjnë punët e shtëpisë

Sipas një studimi, makinat për larjen e enëve, rrobave dhe pajisjet e tjera shtëpiake po i ‘kursejnë’ gratë që të punojnë punët e shtëpisë dhe po ndikojnë që ato të shtojnë peshë.

Lifestyle

27/08/2015 11:35

Hulumtuesit thonë se rënia e sasisë së kohës që një grua kalon duke i kryer punët e shtëpisë ka kontribuar në epideminë e trashjes.

Një krahasim i gjerë i jetës aktuale dhe asaj të para 30 viteve është bërë në Britani dhe është gjetur se gratë po shpenzojnë më shumë kohë në punë dhe më pak kohë në punët e shtëpisë, transmeton Lajmi.net.

Një femër mesatare tani kalon rreth 30% më pak kohë duke bërë punët e shtëpisë se sa një femër mesatare në vitet e 80’a.

Përparimet në teknologji gjithashtu kanë ndikuar në punët e shtëpisë që gratë i kanë bërë në të kaluarën e që nuk i bëjnë më sot.

Përderisa këto arritje kanë shumë përfitime, zëvendësimi i punëve të shtëpisë me një punë në zyrë 8 orë është duke ndikuar që gratë të shtojnë dukshëm kilogramë. Ndryshe, punët e shtëpisë që janë bërë në atë kohë dhe që nuk bëhen më sot, kanë përfshirë aktivitet të madh fizik, që ka ndikuar në mos shtimin e peshës.