Gratë më të prekura nga sëmundjet seksuale

Çdo herë e më shumë gratë e reja janë të prekura nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Lifestyle

16/07/2014 00:43

Në 10 vjet rastet e klamidias janë dyfishuar dhe trendi i sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme (SST), për fat të keq është gjithnjë e në rritje. Në 60 % të rasteve perfshijnë gratë, sidomos ato shumë të reja në moshë.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat e raportit të parë të Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (European Center for Diseases Control), që paraqiti disa ditë më parë dhe që duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Mendoni, sepse në kontinetin e vjetër janë rreth 334.000 raste të raportuara vetëm me klamidia, një infeksion që, nëse lihet pas dore mund të ketë komplikime shumë serioze.

Në shumicen e rasteve nuk ka simptoma, por përhapet në organizëm dhe mund të arrijë deri në tubat fallopiane që shkatojnë një inflamacion të legenit, madje edhe shterpesinë.

Të dhënat emergjente tregojnë një zvogëlim të vogël të gonorres dhe sifilisit, por këto janë sëmundje që zakonisht kanë rëndësi të madhe tek meshkujt.

Raporti  i ECDC, siç shpjegojnë ekspertët nuk merr në konsideratë të gjitha sëmundjet veneriale, mungojnë p.sh lythat gjenital dhe herpes, të cilat kanë një ndikim më të rëndesishëm se klamida vetë.

Armët dhe kurat për të luftuar këto sëmundje që kryesisht prekin të rinjtë nga 15 deri në 24 vjeç, ekzistojnë.

Së pari, është thelbësore parandalimi. Sidomos në verë, gjatë pushimeve, kur është më e lehtë për të pasur marrëdhënie te rastit, rriten ankesat e ekspertëve, përdorimi i një prezervatitvi ndihmon në parandalimin e shtazënive të padeshiruara dhe mbi të gjitha nga semundjet SST, si klamida, por edhe sida, apo hepatiti.

Së dyti është e rëndësishme për të bërë një diagnozë sa më shpejtë të jetë e mundur. Nuk duhet të injorojmë simptomat e çdo lloji dhe duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse ju nuk keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Testet diagnostikuese specifike lejojnë trajtimin e duhur. Prandaj vajza të dashura tregohuni të kujdesshme dhe flisni me njëra-tjetrën për këtë problem.