Granit Xhaka me bashkëshorten e tij e bëjnë shqiponjën edhe në këtë vend!

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita ka pak ditë që kanë filluar pushimet.

ShowBiz

18/07/2018 16:59

Ata si destinacion kanë zgjedhur një ishull në Afrikën Lindore ku nga atje po sjellin imazhe dhe video të llojllojshme, shkruan lajmi net.

Në një që ka ndarë Leonita me ndjekësit në Instagram, ata shfaqen teksa bëjnë shqiponjën ku me krenari tregojnë se janë shqiptarë.

Ata nuk i kanë vënë ndonjë përshkrim imazhit, pasi fotoja flet më shumë  se ç’duhet.

Nga ana tjetër, Xhaka rrëmbeu vëmendje të madhe gjatë Kampionatit Botëror “Russia 2018”, i cili shënoi gol kundër Serbisë bashkë me Xherdan Shaqirin.

Leonita po ashtu, ishte gjithnjë pranë futbollistit shqiptar e që e përkrahte vazhdimisht./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlYHThlAWWZ/?hl=en?&taken-by=__ll.gx__