Grabovci: U sakrifikuam për shtet

Nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci thotë se koalicioni PDK-LDK është bërë për interes të shtetit.

Lajme

15/12/2014 08:13

Në intervistën dhënë për “Epoka e Re”, Grabovci ka thënë se arritjen e këtij koalicioni qeverisës, PDK-ja ka sakrifikuar shumë.

Ai madje u bënë thirrje elektoratit të PDK-së që të besojnë në vendimet e strukturave të partisë sepse sipas tij, çdo vendim i marrë nga PDK-ja është bërë në “përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit”

“PDK-ja asnjëherë nuk ka qenë e prirë të luftojë për pozicione dhe për ta avancuar vetveten. Ky koalicion është bërë për shtetin dhe me qëllim të marrjes së përgjegjësive, të krijimit të një stabiliteti politik dhe mundësisë së një vendimmarrje sa më të sigurt. Kjo për ne ka qenë e rëndësishme”.

“Absolutisht po. PDK-ja ka sakrifikuar për shtet. Të gjithë duhet ta kuptoni se Kosova është në proces të konsolidimit. Personalisht mendoj se është shumë herët të mendohet për privilegje dhe pozicione. Të gjithë duhet të kemi përgjegjësi morale dhe politike që të mendojmë për shtetin. Prandaj, edhe vendimi i PDK-së shkon në këtë drejtim dhe është në përputhje me interesat e shtetit, konsolidimit dhe forcimit të Kosovës”.

“I bëjë thirrje elektoratit të PDK-së që t’u besojnë strukturave drejtuese të partisë, vendimeve të kryetarit Thaçi, sepse çdo vendim është bërë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit”, ka thënë Grabovci për “Epoka e Re”.