Grabitet nën kërcënimin e armës një person në kryeqytet

Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur ka ndodhur pak minuta më parë pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Lajme

26/04/2016 16:48

Mësohet se pre e sulmit ka qenë një person që po tërhiqte 18 milionë lekë në bankë. Agresorët e kërcënuan me armë dhe i grabitën paratë që kishte në çantë dhe duke u larguar me motor.

Në momentin e ngjarjes personi ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër. Policia ka marrë në pyetje personin e grabitur dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /shekulli