Grabitësi e shpëton të pastrehin nga eksplodimi (Video)

Grabitësi i cili po priste shpërthimin e automatit të bankës për t’i marrë të hollat nga aty, u tregua zemër mirë, pasi ndaloi një të pastrehë që po shkonte në drejtim të vdekjes. 

Bota

20/09/2014 01:56

Kjo video dramatike tregon momentin kur grabitësi i shpëtoi jetën një njeriu të pastrehë duke e zvarritur atë për ta larguar nga bankomati i cili do të eksplodonte.

Videoja tregon se si hajnat të pajisur me helmeta plaçkitën një dyqan në Sao Paulo.

Pasi morën paratë nga arka, ata dolën jashtë për të pritur eksplodimin e aparatit për tërheqjen e parave.

Por vërejtën një të pastrehë që ishte nisur në drejtim të apartit. Dhe njëri nga grabitësit shkoi në drejtim të tij, e kapi nga pas dhe e tërhoqi zvarrë, duke e larguar jashtë rrezes së shpërthimit.

Menjëherë pas kësaj mjeti shpërtheu. Asnjëri nuk u lëndua në këtë incident, ndërsa mbetet e paqartë nëse hajnat janë kapur apo jo nga autoritetet braziliane. (lajmi.net)