Grabitën 15 varëse floriri, shpallen në kërkim tre persona
Tre persona të paidentifikuar, të cilët akuzohen për grabitjen e një argjendarie, janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Lajme
Ka qenë vetë pronari i argjendarisë që ka dorëzuar në polici pamjet e kamerave të sigurisë. Në to shihen lëvizjet e dyshimta të tre shtetasve që hynë në argjendari si klientë dhe vodhën 15 varëse.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin e autorëve të cilët akuzohen për vjedhje, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./shekulli