“Google Lens” shndërron telefonin në kamerë inteligjente (Foto)

Inteligjenca artificiale e Google që arrin të dalloje imazhet sapo është bërë më e zgjuar.

Auto & Tek

20/05/2017 12:16

Google gjatë konferencës së zhvilluesve këtë javë, ka lajmëruar një vizion të ri për platformën Google Lens, e cila do ta bëjë më të fuqishme kamerën e telefonit tuaj.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai demostroi fuqinë e Google Lense, i cili arrinte që të pastronte imazhet që kapte kamera nga çdo objekt pengues pa degraduar imazhin, njofton TechSot.al.

Përvec super kamerës, Google Lens sjell dhe një opsion tepër praktik. Nëse e vendosni kamerën sipër një ruteri, Google Lens është në gjendje që të skanojë rrjetin dhe të lidh menjëherë telefonin tuaj me rrjetin.

Google Lens do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që përdorin Google Assistant ose Google foto, para se të prek programet e tjera Google./Lajmi.net/

170517155940-google-lens-1280x720 https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f480007%2fca0c3770-646b-4274-bbf8-74e4d75c5801 dac2wpkxuaapxdy