‘Gone Girl’ dominon arkat filmike në Amerikë

Filmi i regjisorit të njohur David Fincher 'Gone Girl', me Ben Affleck në rol kryesor, është në vendin e parë këtë javë në Amerikë me më shumë para të mbledhura.

ShowBiz

07/10/2014 16:49

Sezoni i verës ka kaluar dhe nuk ka qenë aq i suskesshëm sa është pritur, në bazë të parave të mbledhura dhe kualitetit të filmave.

Tani ka filluar sezona e vjeshtës, periudhë kjo në të cilën fillojnë të shfaqen filmat, gjysma e të cilëve marrin nominime për çmime prestigjioze ‘Oscar’.

Njëri ndër këta filma, që ka bërë edhe ‘hapjen’ e këtij sezoni, është filmi i shumëpritur nga regjisori David Fincher, ‘Gone Girl’.

‘Gone Girl’ është film i adaptuar nga novela bestseller nëpër botë e autores Gillian Flyn ndërsa në rolet kryesore luajnë Ben Affleck dhe aktorja e re që ka bërë rol të hatashëm në këtë film, Rosamund Pike.

Filmi ka arritur të mbeldhë plot 38 milionë dollarë vetëm në amerikë, duke e kaluar për pak filmin horror me emrin e kukullës së frikshme ‘Annabelle’, që ka grumbulluar 37.2 milionë $.

‘The Equalizer’ filmi që po pëlqehet shumë me Denzel Washington në rol kryesor ka arritur të marrë vendin e tretë me 19milionë$ të mbledhura ndërsa top 5 të filmave më të shikuar e përmbyllin ‘The Boxtrolls’ me 12.4milionë$ dhe ‘The Maze Runner’ me 12milionë$.