Gold AG me fjalë prekëse për babain e ndjerë në këtë ditë historike

Në këtë ditë të madhe historike, reperi Gold AG ka kujtuar babain e tij.

ShowBiz

14/12/2018 13:21

Ariani ka postuar një fotografi në Instagram në të cilën thotë disa fjalë prekëse për babain e ndjerë, shkruan lajmi.net.

“BABË … Në këtë ditë Xhumaje e në këtë ditë feste për mbarë popullin tonë, unë e kujtoj këtë ditë 14 Dhjetor 1992 ditën kur ndërrove jetë.Babë malli asnjëherë nuk u shua por veç sa u shtua.Më mungon prania jote babë edhe fjala që nuk e thirra qe 26 vite,por shpresa ime me të taku në Xhennet nuk shuhet kurrë.Je pjesë e lutjeve të mia e të nanës,babë sot u bë ushtria e Kosovës, pasi që ti nuk je djali yt do të feston edhe për ty se shumë e deshe këtë atdhe për atë edhe unë jam i tillë GJAKU JOT BABË ❤”, shkruan Gold AG. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrXcdgegjjm/