Goditet nga rryma, vdes një person në Shtërpcë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Brod të Shtërpcës është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Lajme

14/12/2018 14:11

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person përderisa ishte duke punuar, është goditur nga tensioni i lartë i rrymës, me ç’rast i njëjti ka ndërruar jetë, raporton lajmi.net.

Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/