Gjyshi përgatiti darkë për nipërit dhe mbesat, por mbeti i dëshpëruar (Foto)

Një gjysh shumë i dashur i cili pas vdekjes së gruas së tij jeton i vetëm, ftoi gjashtë nipërit dhe mbesat e tij për një darkë. Ai gatoi 12 hamburgerë të shijshëm mirëpo në fund mbeti i dëshpëruar.

Bota

18/03/2016 11:11

Gjyshi kot priti, pasi në shtëpi i erdhi vetëm njëra mbesë. Mbesa e tij, Kelsey Harmon, e mërzitur dhe në të njëjtën kohë krenare me gjyshin e saj, vendosi të bëjë një fotografi duke e falënderuar atë për gatimin e mrekullueshëm, transmeton lajmi.net.

“Sonte darkë me gjyshin.. Ai bëri 12 hamburgerë për ne gjashtë fëmijët, por vetëm unë erdha. E dua shumë”, ka shkruar mbesa e tij.

Gjyshi ka thënë se është ndjerë i mërzitur nga fakti se vetëm njëra mbesë e kishte vizituar. Ai ka kërkuar nga ata që ta vizitojnë sa më shpesh për arsye se ndihet shumë i vetmuar. /Lajmi.net

So sad: Alongside the image, Kelsey wrote a post explaining that her grandfather was let down by all but one of his granchildren, despite making 12 burgers for them all to share