Gjykata e Amsterdamit lë në burg Arben Frrokun, pritet ekstradimi

Gjykata e Amsterdamit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arben Frrokun, i arrestuar rreth 2 muaj më parë për llogari të drejtësisë shqiptare.

Lajme

10/05/2016 22:26

Ndërkohë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë pas kërkesës që ministria shqiptare e Drejtësisë ka bërë në drejtim të shtetit holandez.

Arben Frroku, 47 vjeç u arrestua në Holandë më 9 mars me identitet të rremë me emrin Renato Tsepa.

Arben Frroku u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të 2013. Ai mundi të arratisej përpara këtij vendimi, pasi gjykata e shkallës së parë e kishte zhveshur nga të gjitha akuzat duke e shpallur të pafajshëm.