Gjykata do të lëshojë urdhërarrest për Albin Kurtin
Gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi sot lëshim të urdhërarrestit dhe paraburgim ndaj Albin Kurtit.
Lajme
Pasi Albin Kurti, njëri nga katër deputetët e “Vetëvendosjes” të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit nuk ishte i pranishëm në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi se do të merren masa për këtë çështje.
Gjyqtari Kalludra tha në seancë se për të siguruar praninë e Albin Kurtit në gjykatë do të lëshojë urdhërarrest dhe do t’ia caktojë atij paraburgimin, shkruan Kallxo.com.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.