Gjuriq: Serbët e Kosovës do të mundë të udhëtojnë pa viza me pasaporta serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se zgjidhja e çështjes së pasaportave serbë në posedim të këtij komuniteti në Kosovë, do të gjendet shumë shpejtë.

Lajme

28/05/2016 11:39

Ai për mediat ka pohuar se Qeveria në Beograd, nuk do t’i lë ata serbë të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë pa mundësinë për të udhëtuar.

“U kemi thënë zyrtarëve evropian se është e papranueshme që njerëzit tanë në Kosovë të mos kenë mundësi të udhëtojnë në BE me pasaportat biometrik të Serbisë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Qeveria serbe, sipas tij, do të gjejë modalitete për të mundësuar udhëtimin e serbëve të Kosovës.

Sipas tij, gjatë negociatave të fundit teknike në Bruksel me palën kosovare, e ka ngritur edhe çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /lajmi.net