Gjuriq: Nëse serbët e Kosovës nuk do të jenë të kënaqur, njëjtë do jetë edhe për shqiptarët

Përkundër faktit që pothuajse 11 muaj nuk ka pasur asnjë bisedë për çështje teknike me Prishtinën, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq beson se dialogu do të vazhdojë.

Lajme

16/10/2017 19:20

Përveç kësaj, Gjuriq mendon se pas zgjedhjeve lokale serbët do të kenë një forcë më të madhe politike në Kosovë.

“Bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës padyshim se duhet të vazhdojnë, për të ruajtur situatën e sigurisë siç ishte në katër vitet e fundit, kujtojmë se këtë kohë asnjë serb e as shqiptar s’është vrarë në konflikte ndëretnike”, është shprehur Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai nuk e ka specifikuar se kur do nis faza e re e dialogut, mirëpo përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka njoftuar se faza e re ka gjasë të nis në fund të këtij viti.

Gjuriq ka theksuar se nëse serbët e Kosovës nuk do të jenë të kënaqur dhe të lumtur e njëjta gjë do të ndodhë edhe me shqiptarët./Lajmi.net/