Gjuriq i kënaqur me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Gjuriq i ka thënë sot televizionit në Beograd Tv Pink, se ai është i kënaqur se serbët në Kosovë kanë pasur mundësi të votojnë për të ardhmen e tyre.

Lajme

24/04/2016 23:25

“Unë mendoj se në këto zgjedhje Serbia ka treguar maturi demokratike, bashkim dhe forcë dhe sido që të jetë rezultati, Partia Progresive e Serbisë nuk do të bëjë kompromis politik me të ardhmen e Serbisë duke luftuar të ndërtojë institucione të forta, dhe një Serbi ndryshe më të mirë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje pret rezultat mes 55.5 dhe 56%  si një tregues se procesi i zgjedhjeve ishte demokratik dhe legjitim.

Vendvotimet janë mbyllur në ora 20:00, pa asnjë incident të regjistruar.

Pas mbylljes së votimeve, OSBE ka mbledhur dhe transportuar vendvotimet në Rashkë dhe Vranjë, të cilat u janë dorëzuar komisionit zgjedhor për numërim, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Sipas Tanjug në Kosovë kanë votuar  në total 106.094 persona për zgjedhjet parlamentare serbe.