Gjuajtje me armë mes policisë dhe hajnave në dalje të Prishtinës

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila ishte vënë në ndjekje të disa hajnave të dyshuar në dalje të Prishtinës.

Lajme

15/10/2018 23:10

Burime të kallxo.com thonë se një veturë e Policisë ka qenë duke i ndjekur hajnat.

Me këtë rast, janë aksidentuar dy automjetet, e Policisë dhe e të dyshuarve.

Kallxo.com mëson se ka pasur një të shtënë nga zyrtarët policorë.

Të paktën dy veta janë arrestuar, thonë këto burime.

Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.