Gjithçka gati për marshin e Ushtrisë së Kosovës

Sot është votuar pakoja me projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila mundësoi transformimin e saj në Ushtri të Kosovës.

Lajme

14/12/2018 15:13

Pas seancës së Kuvendi ceremonia do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës me ç’rast do të parakalojë, tashmë për herë të parë zyrtarisht ushtarët e Ushtrisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

Aty janë stacionuar edhe automjetet ushtarake – multifunksionale të pranuara së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia do të fillojë në ora 17:00.

Gazetarët e lajmi.net ndodhën në vendin e ngjarjes ku edhe do të ju informojmë për të gjitha detajet nga atje. /Lajmi.net/

Foto: Ideal Muhaxhiri /lajmi.net