Gjiko publikon foton më emocionuese ndonjëherë me gruan e tij Elitën

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

ShowBiz

13/11/2018 16:39

Moderatorja Elita Rudi është duke pritur fëmijën e parë të Gjikos dhe dyshja janë të emocionuar shumë, shkruan lajmi.net.

Të tillë shfaqen nëpër postimet e tyre të fundit, e gjithë kjo pasi vendosën ta bëjnë publike lajmin e gëzueshëm.

Në projektin e fundit të Gjikos me titull ‘Distanca’, Elita e ka treguar barkun e fryrë për herë të parë ndërsa para pak minutash moderatorja ka folur për herë të parë për shtatzëninë.

Pas kësaj ishte Gjiko ai i cili e ka publikuar foton emocionuese të tyre si çift bashkangjitur me imazhin e bebit nga ultrazëri./Lajmi.net/