Kosova prapë lajm në Hollywood, kësaj radhe për jetën e natës dhe muzikën elektronike

Ditën e së martës, me 16 shkurt, gjiganti i muzikës tekno gjermani Ricardo Villalovos performoi në Prishtinë.

ShowBiz

18/02/2016 22:15

Ishte hera e tij e parë që performon në Ballkan, por grupi ishte i rëndësishëm për arsye të tjera, siç ishte festimi i ditës së Pavarësisë së Kosovës, shkruan beatport.

Nëse ky koncert do të zhvillohej në ndonjë vend tjetër në Itali apo Greqi, do të ishte vetëm edhe një koncert i zakonshëm.

Arsyeja se përse Villalobos zgjodhi Kosovën, vendin më të ri në Ballkan, i cili kishte qenë i okupuar nga shtetit i tij fqinj Serbia, dhe i cili fitoi pavarësinë pas një lufte të përgjakshme 17 vjet më parë, për të performuar ngjalli zemërim në klubet e vendeve fqinje të tilla si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e kundërshton ashpër këtë status, për dallim nga 110 vende të tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, dhe dhjetëra anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara.

Por, muzika ka mjegulluar prej kohësh kufijtë dhe ka zbutur tensionet mes grupeve në dukje të ndryshëm. E njëjta ndodhi edhe të martën në Prishtinë.

Club Zone, një nga klubet e natës më të mëdha të vendit, kishte organizuar udhëtimet e natës për ata që vijnë nga vende mike fqinje si Shqipëria, Maqedonia, dhe Mali i Zi. Për tifozët që vijnë nga këto zona, përvoja e udhëtimit ishte rrënjësisht e ndryshme nga ato që erdhën nga kryeqyteti serb të Beogradit, i cili është shpallur gjerësisht si një shtet armiqësor fqinj në Kosovë.

Disa tifozë serbë  të Villalobos u shokuan se ai do të performojë në Prishtinë dhe jo në vendin e tyre, ndërsa shumë ishin të gatshëm të rrezikojnë udhëtimin për të parë Villalobos për herë të parë në Ballkan.

Kosova po ashtu ka pritur së fundmi  artistë të ndryshëm, duke përfshirë Solomun, Marco Carola, dhe Carl Cox.

Serbi Miozz Abratic tha se atij i nevojitet një biletë aeroplani, një biletë e klubit, dhe  armatosje e rëndë që ta përcjell këtë koncert.

Në faqen e koncertit në Facebook, të tjerët debatuan nëse ata do të jenë të mirëpritur në kryeqytetin e Kosovës, pasi plagët që rrjedhin nga lufta e vitit 1999, që çoi në bombardimet e NATO-s e Serbisë (atëherë Jugosllavisë) dhe shumë vdekur, janë ende duke shëruar.

Disa serbë të tjerë pyetën kosovarët për traditën kosovarë të besës si një premtim për t’i dhënë fund konfliktit.

received_10153348206670911

E disa të tjerë thanë se ata do të mirëprisnin kosovarët nëse ata do të shkonin në Beograd për evente të ngjashme.

Pavarësisht rrethanave aktuale, më shumë se 2 mijë persona nga Ballkani arritën në koncert.

Turma thërriste me të madhe emrin e Villalobos kur ai arriti në skenë. Por të gjithë  ata që ishin pjesëmarrës, më nuk kishte rëndësi se kush nga ishte, të gjithë aty ishin miq dhe fokusi i vetëm ishte të kalonin mirë.

Energjia shkonte duke u rritur pasi Villalobos performoi  një sërë maratonë të teknos që atë e ka bërë një nga prodhuesit më të respektuar në botë. Festa nuk ka përfunduar deri në ora 10 të së nesërmes, duke e bërë natën më të gjatë në historinë e klubit.

received_10153348206985911

Ndërkohë në Prishtinë, mijëra protestues marshuan në rrugë gjatë një tubimi paqësor në mëngjesin e së mërkurës duke përkujtuar kështu shpalljen e Pavarësisë së vendit nga Serbia në vitin 2008.

Dekorim Sahiti, pronar i Zone Club, tha se Villalobos meqenëse argëton të gjithë kudo që shkon. Ai ka shpresuar që pavarësisht festës për tetë vjetorin e pavarësisë, festa do të bashkonte edhe njerëzit nga vendet fqinje përfshirë Serbinë për një pajtim kulturor dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të realiteteve tona të reja./Përktheu Donika Krasniqi/ Lajmi.net