Gjermanisë i zhduken 1.2 miliard bankënota të vjetra nga 5 euro
Tash një vit në qarkullim ka hyrë një seri e re e bankënotave prej 5 eurove, gjegjësisht 1 miliard e 600 mijë bankënota të tilla. Ndërkohë, 1.2 miliard kartëmonedha të tilla janë ende në qarkullim nga seria e vjetër.
Lajme
Banka Federale e Gjermanisë gjendet para një misteri, sqarimi i të cilit nuk shihet askund. Transaksionet e kryera përmes bankës me bankënotat nga 5 euro tregojnë se vetëm 8 për qind e tyre janë nga seria e vjetër. Kështu, mbetet e paqartë se ku ka mbetur pjesa tjetër e parave.
Banka dyshon se këto para mund të jenë jashtë vendit ose në kuti kursimi, nëpër familje, shkruan t-online.de.
Është po ashtu e mundur që gjermanët i kanë ruajtur këto kartëmonedha si objekte koleksionimi, ashtu siç kishin vepruar më parë me kartëmonedhat e markave gjermane.
Nëse ka ndodhur kjo, i bie që nga rreth 330 milionë banorë, sa ka eurozona në Evropë, secili banor të ketë fshehur nga katër kartëmonedha të tilla.
(KosovaPress)