Gjërat që ju bëjnë të lumtur

Janë disa fakte interesante psikologjike që njerëzit i bëjnë të lumtur.

Lifestyle

03/02/2016 11:41

Nëse ua tregoni qëllimet tuaja të tjerëve keni më pak shanse për t’i realizuar sepse e humbni motivimin. Kjo besohet se ndodh pasi shprehja e qëllimeve e një personi e kënaq mjaftueshëm dëshirën e njeriut dhe nuk e lejon atë edhe ti realizojë.

Kënga e preferuar e shumicës së njerëzve lidhet me një ngjarje emocionale në jetën e tyre. Studimi më i fundit me studentë ka treguar se pos muzikës të kaluarën na kujtojnë edhe aromat apo stimultantë të ndryshëm.

Do të jeni më i lumtur nëse shpenzoni para në eksperienca se sa në gjëra materiale. Hulumtimet në këtë fushë tregojnë se njerëzit i sakrifikojnë gjërat që i bëjnë ata të lumtur për shembull shkuarja në pushim për të blerë gjëra materiale.

Fëmijët në ditët e sotit janë më me ankth se sa pacientët e psikiatrisë në vitet 1950. Ka prova të ndryshme se raca njerëzore po bëhet gjithnjë e më tëpër me ankth me kalimin e kohës. Shkaku kryesor i kësaj thuhet se është mungesa e bashkëveprimit në komunitet, ndërrimi i punës dhe mos martesa.

Të rrish me njerëz të lumtur ju bën edhe juve të lumtur. Hulumtimi më i ri tregon se stresi dhe lumturia janë ngjitëse. Të rrish me persona që i kanë këto veçori na ndikojnë edhe neve varësisht nëse janë të lumtur apo kanë stres.