Gjërat që duhet t’i dini para se ta hani një vezë tjetër

Vezët janë të shëndetshme, të mira dhe të lehta për t’u përgatitur. Këto këshilla do të ju ndihmojnë që të dini më shumë për to dhe përgatitjen e tyre.

Lifestyle

22/01/2015 20:30

1. Para se t’i blini vezët, shikoni nëse ato janë të pista apo të thyera. Këto do të ju ndihmojnë që ta dini nëse ato janë të freskëta apo jo të sigurta. Këshillë shtesë: Një vezë e vjetër është e mirë për të përgatitur tortë, por nuk ka shije të mirë kur të zihet. USDA rekomandon që vezët të përdoren 3 deri në 5 javë nga data e blerjes.

2. Vendosni vezët në kartonin origjinal të tyre, i cili i mbron ato nga thyerja e lëvozhgës dhe nga efektet e tharjes dhe ftohjes. Mbani ato në një raft në frigorifer (pasi që është më i ftohtë), jo në derë, ku mbahen shumica e vezëve, transmeton Lajmi.net. Gjithmonë vendoseni temperaturën e frigoriferit tuaj në ose nën 4 gradë.

3. Pastroni duart dhe hapsirën në të cilën punoni me vezët me sapun dhe ujë pas trajtimit të vezëve të papërpunuara. Pastaj spërkatni sipërfaqet e kuzhinës tuaj me një dezinfektues.

4. Testojeni freskinë e tyre duke e vënë një vezë në tas dhe duke i shtuar ujë – një vezë e freskët do të notojë lartë në tas, kurse një e vjetër do të fundoset në fund të tasit. Nëse noton gjithandej, hidheni atë, transmeton Lajmi.net.

5. Gatuani që të dyja – të bardhën dhe të verdhën e saj – për shkak që ato së bashku vrasin bakteret që mund të jenë të pranishme. Nëse dëshironi që vezët të marrin ngjyrën e diellit përdoreni vezë natyrale shtëpie dhe jo të pasterizuara për të eliminuar rrezikun nga ndonjë sëmundje.

6. Shërbeni vezët menjëherë pasi të përgatiten. Ushqimet e ngrohta dhe temperatura e dhomës promovon një terren të mbarështimit të baktereve, kështu që hani ato menjëherë pasi t’i piqni apo zieni.