Gjendet i vdekur në parking shoferi i një kamioni

Policia e Fierit njofton se një drejtues kamioni është gjetur sot në autostradën Levan-Tepelenë pa shenja jete.

Lajme

20/04/2016 19:15

 

Drejtuesi i një kamioni është gjetur sot pa jetë në autostradën Levan-Tepelenë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në parkingun e një karburanti 24-orësh afër fshatit Poçem në Mallakastër.

Brenda mjetit tip “Volvo” me targë BR 2501 B, u gjet i vdekur shtetasi L.T., 63 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet paraprake rezulton se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Por, nga ana tjetër është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.