Gjendet trupi i një gruaje në lumin Vardar në Shkup

Në lumin Vardar në Shkup, pranë skedës së majtë, dje është gjetur turpi i një gruaje në moshë prej rreth 40-45 vjet. Rastin e ka denoncuar B.A (1992) nga lagjja Qeramidnica i cili e ka vërejtur trupin në orën 13:45 dhe e ka nxjerrë nga uji.

Lajme

20/06/2016 15:27

Siç njoftoi MPB-ja, ekipi kujdestar i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje. Në trupin e të vdekurës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokuroria Publike dhe SPB Shkup, ndërsa trupi është dorëzuar për autopsi.