Gjendet i pajetë turisti anglez në një hotel në Tiranë

Është gjetur i pa jetë një turist anglez sot në një nga hotelet e njohura në Tiranës.

Lajme

01/05/2016 19:42

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe bëhet e ditur se ata nuk kanë konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës.

Sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore, vdekja e tij ka qenë natyrale, pasi turisti anglez vuante nga epilepsia.

Turisti anglez, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me profesion inxhinier dhe prej 4 ditësh ndodhej në Shqipëri.