Gjendet në Shëngjin një nga anijet e humbura të peshkimit, mister tjetra

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se është gjetur njëra nga anijet që u raportua e zhdukur.

Lajme

22/06/2016 11:40

Bëhet fjalë për anijen ‘Qamili’ e cila është lokalizuar pranë Shëngjinit. Raportohet se kjo anije ka pasur probleme me sinjalin e radios që në nisje. Një tjetër anije mbetet e humbur pa kontakte me Kapitenerinë që prej pasdites së djeshme.  Mësohet se anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit.

Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3-4 persona brenda. Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portuale. Teksa ka folur për mediat, Lulzim Mema, babai i Luan Memës, motorist i anijes “Celepia”, tha:

“Kanë pesë ditë që anijet kanë dalë në det. I bëj thirrje shtetit të gjejë anijet, jemi të shqetësuar. Dyshojmë se Çelepia ka dalë në Egjipt, një marinar i ka dhënë drejtimin për në atë krah.