Gjenden eshtra të njeriut në Lezhë, dyshohet se i përket viktimave të komunizmit

Një skelet njeriu është gjetur në Lezhë, ndërsa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Përgjegjësi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se ka dyshime të forta se skeleti i përket viktimave të komunizmit, por priten analizat përfundimtare.

Lajme

12/05/2018 15:27

Po punohej për nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes në Lezhë. Por një skelet njeriu u doli para, gjate gërmimeve.

Fillimisht u pezulluan punimet dhe më pas u lajmërua agjencia e shërbimit arkeologjik.

“Këto objekte që janë zbuluar, pra këto eshtra që janë zbuluar në thellësi 1.30, 1.50 metra. Nuk jemi të sigurtë për çfarë bëhet fjalë, për çfarë periudhe i përket, a është një eshtër e hershme, është një rast i izoluar, apo është një varrezë”.

Pergjegjesi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se duhen pritur analizat përfundimtare. Sipas tij ka dyshime se mund të jetë një nga viktimat e komunizmit.

“Ne nuk mund ta përcaktojmë as se është e antikitetit, periudhës së Krishtit, apo mesjetës me hamendësime. Qytetarët lezhjanë u kurioziuan, i gjeta këtu. Pjesa më e madhe thonë se këtu ka qenë oborri i degës së brendshme”.

Ekspertët e agjensisë së shërbimit Arkelogjik po bëjnë verifikimet për rastin. Zbulimi i këtij skeleti tërhoqi edhe vëmendjen e lezhjanëve./abc/