Gjatë natës në kryeqytet u dogjën 4 vetura

Katër automjete janë djegur në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Qarri” rreth orës 2:20. Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Lajme

16/04/2016 10:04

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, sidoqoftë hetimet pritet të zbardhin më shumë.

Ngjarja vjen pak ditë pasi një vajzë u vuri flakën veturave të babait të ish të dashurit të saj.