Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi

Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur pasi një anije pasagjerësh është fundosur në veriperëndim të Kolumbisë.

Bota

26/06/2017 08:52

Autoritetet thanë se 133 njerëz janë shpëtuar, porse 16 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Anija Almirante u mbyt pranë qytetit turistik Guatape. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u janë dhënë xhaketa shpëtimi.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar personalisht situatën.

Guatape është një qytet i njohur për sportet ujore dhe aktivitetet rekreative.