Gjashtë raste të infektimit të lopëve në Serbi

Dy raste të lopëve të infektura janë zbuluar në qytetin e Bosilegradit në Serbi. Kjo sëmundje që transmetohet prej mushkonjave dhe mizave ka mbërritur në shtetin serb para tre ditësh.

Lajme

11/06/2016 12:09

Gazetat serbe raportojnë se janë gjashtë raste të lopëve të sëmura nga infektimi.

Ministria e Bujqësisë së Serbisë ka ngritur Shtabin Operativ që po merret me lokalizimin e vendeve me lopë të sëmura.

Ata u kanë bërë thirrje fermerëve që posa të shohin simptoma te lopët ta lajmërojnë veterinarin.

Ndërsa, në Kosovë, deri më tani nuk është paraqitur një rast i tillë, qoftë edhe si rrezik që mund të vije nga Serbia.