Gecaj: Shpend Ahmeti gënjeu për Jahtin, po gënjen edhe për punësimet partiake

Ish-drejtuesi i Fraksion +, pjesë e shkëputur e Vetëvendosjes, Arben Gecaj, i ka dhënë disa opsione pse Shpend Ahmeti po gënjen për punësimet partiake me listë, që atij i kanë ardhur prej Vetëvendosjes.

Lajme

25/07/2017 20:17

 

Në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se Ahmeti po gënjen ashtu siç gënjeu për Jahtin e Devollëve.

“Shpend Ahmeti ashtu siç gënjeu për jahtin, tash po gënjen dhe po e manipulon publikun edhe për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës. Ai, madje nuk guxon as ta publikojë listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet pse ai po gënjen. Nëse ka presion është mirë të kërkojë ndihmë. Nëse gënjen pse i është zënë “koka” ngushtë diku, ndoshta edhe ia falim, sikurse për jahtin. Por, edhe pse nuk po guxon ta tregojë të vërtetën, qytetarët e dinë përgjigjen që ai po mundohet t’i shmangët për listat e detyrueshme të këtyre punësimeve!”, ka shkruar Arben Gecaj.