Gecaj: Presim normalitet në Kuvend

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se dërgimi i marrëveshjeve me Serbinë në Gjykatën Kushtetuese ka qenë veprim i pritshëm, si edhe vendimi i Kushtetueses për t’i pezulluar ato për një afat të caktuar.

Lajme

11/11/2015 19:54

“Ky është një hap i pritshëm, ku presidentja ka vendosur që marrëveshjet t’i dërgojë në Kushtetuese”.

“Kjo është paraparë edhe nga qeveria, pra që fillimisht marrëveshjet të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”.

“Pezullimi është një hap i pritshëm, ky është një hap i zakonshëm”.

“Kështu ka ndodhur edhe me rastin e zgjedhjes së Isa Mustafa kryetar i Kuvendit, ku Gjykata dha një masë pezullimi”.

Gecaj si rrjedhojë e veprimeve të fundit pret që Kuvendi i Kosovës t’i kthehet punës deri në një vendim final të Kushtetueses, njofton Klan Kosova.

“Atë kohë e kemi kundërshtuar vendimin në mënyrë ligjore. Këta dy muaj Kuvendi mund të zhbllokohet dhe të funksionojë në mënyrë normale”.