Gecaj: Po rrejnë si qeni

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi në mes partisë pjesë e së cilës është ai dhe koalicionit PANA.

Lajme

07/09/2017 23:11

Madje ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që ngrenë kësi hipoteza, transmeton Klan Kosova.

“Rrejnë si qeni”.

“I kërkoj falje opinionit publik për nivelin e ulët të shprehjes, por nuk më ka mbet rrugë tjetër pa e thënë troç se të gjithë ata të cilët po deklarojnë ditëve të fundit se LDK do t’i bashkëngjitet PANA(fakës) pas zgjedhjeve lokale po “rrejnë si qeni”, ka shkruar ai në Facebook.