Gecaj: Anarkistët e VV-së do ta ‘kapnin’ gjyqësorin për interesat e veta

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj akuzave që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë ndaj Qeverisë për kapjen e gjyqësorit.

Lajme

21/04/2017 19:36

Ai këtë e ka argumentuar me veprimin e fundit të VV-së, ku disa zyrtarë i thanë gjyqtarit se shumë shpejtë nuk do të jetë në atë pozitë, transmeton lajmi.net

Sipas Gecajt kjo do të thotë se ata janë të gatshëm të involvohen në gjyqësor nëse u jepet rasti, vetëm për interesat e tyre.

“Çfarë hipokrizie…ata (anarkistët) të cilët e kanë gojën plot me “shtetin e kapur”, sot i thanë një gjyqtari se shumë shpejtë ai nuk do të jetë më aty, e që lirisht mund të interpretohet se ata janë të gatshëm që politikisht të involvohen në gjyqësorin, nëse do t’u epej shansi (çka vërtetë nuk do të ndodhë kurrë)…pra, ata do ta “kapnin” gjyqësorin por në mënyrën dhe për interesat e tyre parciale…eu ku jeni demokrat bre!”, ka shkruar Gecaj në facebook. /Lajmi.net/