Gazetari italian: Kam një vajzë me këngëtaren shqiptare

Gazetari italian, Vittorio Sgarbi, e ka pranuar publikisht se ka një vajzë me këngëtaren shqiptare.

ShowBiz

21/02/2019 13:00

Prej disa kohësh është përfolur se gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi, ka një vajzë me një këngëtare shqiptare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

E gjatë një interviste të fundit ai e ka pranuar hapur se kjo gjë është e vërtetë. Ai ka thënë se vajza e tij, Alba, ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie që ai ka pasur me një këngëtare shqiptare.

“Me sa di unë kam tre fëmijë. Një djalë, kam edhe dy vajza, pothuajse në të njëjtën moshë: Evelina nga një familje e mirë nga Torino dhe Alba me një këngëtare shqiptare Unë jam kundër abortit, gjithmonë e kam inkurajuar nënën që ta mbajë, Albën”, ishin fjalët e tij duke mos zbuluar emrin e këngëtares e cila edhe është nëna e vajzës së tiij./Lajmi.net/