Gabimet që çojnë në rënien e flokëve – Lajmi.net
Gabimet që çojnë në rënien e flokëve
Autori: Lajmi.net Lifestyle 14:45, 16 April 2018
Mungesa e nutrientëve dhe mosushqyerja e rrënjëve të flokëve bën që këta të fundit të bien të hollohen, të humbasin shkëlqimin.

Nëse produktet kozmetike, mjetet e nxehta dëmtojnë flokët nga jashtë, është mungesa e lëndëve ushqyese, luhajtjet hormonale, stresi dhe një dietë e varfër janë ato që shkaktojnë dëmin më të madh për flokët. Megjithatë ne do të merremi më poshtë me shkaqet e jashtme dhe me gabimet e femrave që çojnë në rënien e flokëve, transmeton Living.al.

Fjetja me flokë të lagur
Uji i tepërt në flokë rëndon këto të fundit dhe presioni më i vogël, përshembull fërkimi në jastëk apo krehja me furçe e tharëse do të këpuse flokët, që nëse do të ishin të thata nuk do të ndodhte.

Të stiluarit në një mënyrë për një kohë të gjatë
Bishti i kalit apo topuzi tërheqin flokët nga rrënjët. Duke i mbajtur pa ndryshuar për një kohë të gjatë mund të ndodhë që në zona të caktuara flokët të bien e t’ju krijohet pulla të bardha nga mungesa e tyre.

Kjo ndodh kryesisht në vijë e parë të flokëve.
Përdorimi i mjeteve të nxehta gjatë gjithë kohës dhe mjeteve të hekurit
E mira është të përdorni mjete plastike apo prej lecke kur kapni flokët në mënyrë që të mos dëmtoni skalpin e kokës. Përdorimi i mjeteve të nxehta si masha apo piastra gjatë kohës mund të destabilizojë strukturën e flokëve, duke e dobësuar.

Zgjidhni shampon e gabuar! Duhet te siguroheni që përpara se të blini një shampo të jetë e përshtatshme për llojin e flokut që keni.

Lani flokët shumë shpesh ! Specialistët ju rekomandojnë t’i lani flokët vetëm 2 herë në javë
Aplikoni shampon gabim. Si fillim shampon duhet ta hidhni në duar e më pas ta shpërndani në mënyrë të njëjtrajtshme në të gjithë flokët. Përpara se ta shpëlani , masazhojini rrënjët e flkëve për rreth 5 minuta.
Harroni balsamin, ose produktet e kujdesit pas larjes. Nëse ju do të harroni t’i lyeni majat me një vaj natyral atëhere floku juaj do të duket i thatë e pa jetë.

Temperatura e ujit është shumë e nxehtë. Mund të ju duket e çuditshme, por edhe temperatura e ujit ndikon në shëndetin e flokëve. Specialistët janë për ujin e ftohtë, sepse në këtë mënyrë poret e flokëve do të mbyllen duke mbajtur brenda yndyrën natyrale dhe përbërësit ushqyes të rrënjëve të flokëve.

Përdorni shumë shpesh pjastër apo mashën e kaçurelave. Këto mjete të cilat stilojnë flokët me nxehtësi nuk rekomandohen më shpesh se një herë në javë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO