Fytyrat e terrorit, detaje tronditëse për terroristët që kërcënuan Ballkanin (Foto/Video)

Dokumente të besuara të shërbimeve informative të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë zbuluar detaje tronditëse për pjesëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët vitin e kaluar me anë të një video-incizimi kanë kërcënuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

10/06/2016 07:33

Në vazhdim të tekstit janë biografitë dhe fotografitë e akterëve të videos me titull “Krenaria është në xhihad, mesazh ballkanasve”, i cili fton myslimanët që t’ju bashkohen në “luftën e shenjtë”, dhe nëse nuk munden, të luftojnë atje ku janë, shkruan “Nezavisne Novine”, përcjellë Lajmi.net.

Një pjesë e listës ka rrjedhur edhe më herët, mirëpo tash kjo e përditshme boshnjake publikon emra të rinj, si dhe detaje të shumta që posedojnë shërbimet informative të Bosnjës.

Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për shtetas të Bosnjës, por në mesin e tyre ka edhe persona nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Disa nga ta tashmë janë vrarë në luftime, kurse fati i të tjerëve nuk bëhet i ditur.

Lajmi.net ju sjellë më poshtë emrat dhe detaje tjera të këtij grupi:

Nihad Berkoviq, si ishte dhe si është tash

Në video ai njihet si Abu Jihad Al-Bosni. I lindur në vitin 1982 në Tuzla, është formuar në Klandju. Në Siri ka shkuar më 31 dhjetor të vitit 2013 bashkë me gruan, Melisa Hasiçiq. Me ta në shoqëri ishin edhe Asmir Gosteviçiq dhe bashkëshortja e tij, Elzedina Berbiq.

Ines Midzhiq si ishte dhe si është tash

Pseudonimi i tij në video-incizimin tronditës ishte Salahuddin Al-Bosni. Midzhiq ka lindur në vitin 1990 në Bihaq, ku edhe është formuar si xhihadist.

Në Siri ka shkuar me Fikret Haxhiqin përmes Stambollit, me fluturim nga Sarajeva më 15 gusht të vitit 2012. Disa herë është kthyer në Bosnje, kështu që me të më 20 korrik të vitit 2013 me fluturim nga Stambollit ka udhëtuar edhe Edin Zukiq.

Bashkëshortja e tij, Edina Mulaliq i është bashkuar atij në Siri më 1 gusht të vitit 2013.

Jasmin Keseroviq

Bëhet fjalë për djaloshin e radikalizuar të lindur në vitin 1994 në Zavidoviq. Keseroviq i njohur si Muhamed, ka shkuar në xhihad bashkë me Bajro Ikanoviqin dhe Midhat Xhonon, më 23 janar të vitit 2013.

Seid Çoliq

Është vrarë në mars të vitit 2015, kurse ka lindur më 10 shtator të vitit 1976 në Doboj, por ka jetuar në Teshnju. Në aeroplan për Turqi bashkë me të më 14 maj 2013 ka shkuar edhe Eduard Durguti.

Çoliq ka hyrë nga Bosnja në Serbi më 30 maj të vitit 2013, kurse qysh më 22 qershor është kthyer në Serbi, në urën GP Pavloviq, me gruan Melo Horiq, Elvin Odobashiq dhe gruaja e tij, Medina Deliq, kurse më pas besohet se kanë shkuar në Siri.

Edin Alijev

I lindur më 14 janar të vitit 1987 në Sarajevë. Në Siri ka shkuar më 21 maj të vitit 2013 bashkë me Jasmin Grabusin dhe Sezim Manxhuka.

Në fillim të janarit të vitit 2014 është plagosur rëndë gjatë luftimeve me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë.

Nermin Shabiq

I lindur më 15 shtator të vitit 1982 në vendin e quajtur Drenova Glavica, komuna Bosanska Krupa. Nga aeroporti i Sarajevës ka shkuar në Stamboll më 11 shtator të vitit 2014, bashkë me gruan e tij, Zlata Shabiq dhe fëmijët të lindur më 2007, 2008 dhe 2013.

 

Enes Irishkiq (Boshnjak, shtetas i Sllovenisë)

 288207e32c5016325ba02f60e9284e34

Milarem Berbiq (Boshnjak, shtetas i Bosnjës)

 

Mevludin Cicvara (i vrarë në Siri, boshnjak)

 

Jasmin Hasiçiq (i zhdukur, boshnjak)

 

Nermin Jahiq (Boshnjak, shtetas i Sllovenisë)

 d5e94d9f3451957ae32a535635cb7d42

Jusuf Selimoviq (Boshnjak, shtetas i Austrisë)

 

Abid Podbiçanin (Boshnjak, shtetas i Serbisë)

 

Asim Shaqiri (I lindur në Preshevë, shtetas i Serbisë)

Në Siri ka shkuar në vjeshtën e vitit 2013, bashkë me tërë familjen (gruan Bahrijen, djemtë Samirin dhe Safetin dhe vajzat Amira dhe Anita). Vajza Anita është martuar me Emina Hoxhiqin, i cili gjithashtu ka qenë në luftën e Sirisë.

Ridvan Haçifi (shtetas i Kosovës)

Në video-incizimin ai shfaqet me pseudonimin Abu Muqatil Al-Kosovi. Është i lindur më 4 korrik të vitit 1990 në rrethinën e Gjilanit. Në korrik të vitit 2014 ai e ka marrë pozicionin e komandantit të shqiptarëve në ISIS.

Almir Daci

I lindur më 1 gusht të vitit 1983. Ka qenë imam në një xhami në Pogradec, e cila ishte jashtë kontrollit të bashkësisë islame në Shqipëri.

Ai e kishte pseudonimin Abu Bilqis Al-Albani. Është vrarë së fundi, derisa më 3 prill është konfirmuar vdekja e tij.

Mirza Haklaj (Me shtetësi malazeze – i zhdukur)

Abu Siddiq Al-Bosni

Identiteti i këtij xhihadisti nuk është potencuar në dokumentet e shërbimeve informative, por gjykuar nga pseudonimi bëhet fjalë për luftëtar nga Bosnja.

Armin Deliq (Boshnjak, me shtetësi austriake dhe boshnjake)

Alis Xhemajli (shtetas i Kosovës)

I lindur më 3 korrik të vitit 1988 në Gjilan, i vrarë në Siri. /Lajmi.net