Furgoni përmbyset në mes të Rrugës së Kombit (Foto)

Një aksident rrugor në Rrugën e Kombit ka lënë tre familjarë të plagosur, dy gra dhe një burrë.

Lajme

22/05/2016 15:25

Furgoni i mallrave me të cilin udhëtonin anëtarët e familjes është përplasur me barrierën mbrojtëse në anë të aksit Milot-Rrëshen. Për pasojë furgoni është përmbysur në mes të rrugës.

Burime nga Policia thanë për Express se tre të plagosur janë dërguar në spitalin e qytetit për tu trajtuar nga bluzat e bardha, ndërsa mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

3 2 1