Fundoset varka në Egje, 24 viktima mes të cilëve 10 fëmijë

​24 emigrantë mes të cilëve 10 fëmijë kanë humbur jetën pranë brigjeve të ishullit grek Samos, pasi barka e tyre, e cila ishte nisur nga Turqia u fundos.

Bota

28/01/2016 20:47

Autoritetet kanë mundur të shpëtojnë 10 persona, ndërkohë që kërkimet vijojnë për 11 persona të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, bëhet me dije se shkaku i incidentit tragjik ka qënë vjetërsia e mjetit lundrues dhe tejmbushja e tij me pasagjerë.

Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që një barkë me refugjatë mbytet në Brigjet e Egjeut.

Ndërkohë, që prej nisjes së vitit, në hapësirën ujore midis Greqisë dhe Turqisë, kanë humbur jetën afro 200 persona.