Fundoset një anije ruse, 54 të mbytur

Një anije ruse peshkimi me 132 njerëz në bordin e saj, është fundosur të enjten në Detin e Okhotsk, afër Gadishullit Kamchatka. Deri tani është konfirmuar se 54 marinarë kanë vdekur.

Bota

02/04/2015 09:18

Në anijen e quajtur “Dalniy Vostok”, që u fundos 330 kilometra në perëndim të vendbanimit Krutogorovsky, në lindjen e largët të Rusisë, është konfirmuar se 73 njerëz në bord ishin rusë, ndërsa të tjerët ishin nga Letonia, Ukraina, Mianmar dhe Vanuatu.

“Operacioni i shpëtimit po ndodh tani… Jemi ende duke kërkuar për 15 njerëz”, ka thënë për Reuters Viktor Klepikov, koordinator i Qendrës së shpëtimit detar të Gadishullit Kamchatsky.

Ministria ruse e Emergjencave ka njoftuar se ende nuk ka njohuri se çfarë mund të ketë shkaktuar tragjedinë. Dyshohet se anija ka goditur akullin dhe e ka ndarë përgjysmë, pastaj ajo është fundosur brenda 15 minutave. /lajmi.net/