Fshehja e Murat Jasharit pas mustaqeve! (Foto)
Murat Jashari ka dëshmuar dje ara Policisë së Kosovës se kishte tentuar ta vrasë Azem Vllasin pasi e konsideronte tradhtar.
Lajme
Mirëpo sot, pasi që doli para trupit gjykues, Jashari u tërhoq nga këto deklarata, duke thënë se avokatin Vllasi dëshiroi vetëm ta lëndonte fizikisht, por jo ta vriste.
Murat Jashari është vëllai i komandantit Ismet Jashari-Kumanova, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Murat Jashari ishte bërë i njohur për publikun kosovar pasi që në media dhe në rrjetet sociale shpalosu mijëra pyetje për Xhavit Halitin, Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, Fatmir Limajn, etj.
Pyetjet e Jasharit ishin nga më të ndryshimet, duke nisur nga lufta në Kosovë, ajo në Preshevë dhe lufta në Maqedoni.
Për aktin e tentim-vrasjes ndaj Vllasit, Jashari duket se ishte përgatitur një kohë të gjatë. Ai kishte ndryshuar edhe pamje. Derisa ata që e njihnin ishin mësuar ta shohin me mustaqe, në rolin e vrasësit të Vllasit ai u paraqit me mustaqe dhe kapelë.
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim Murat Jasharit e Avni Llumnicës si të dyshuar për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi.
Ndërkohë që për pronarin të motelit ku u qëndruan dy të dyshuarit, Arsim Ibrahimi, gjykata i caktoi arrest shtëpiak si i dyshuar për dhëniën e ndihmës para dhe pas kryerjes së veprës penale. /Lajmi.net/
Lexoni edhe: