Francezët bllokojnë rrugët – shkak çmimi i karburanteve, vdes një protestuese

Një protestuese ka humbur jetën, dhe raportohet për të lënduar, pasi francezët kanë tentuar të bllokojnë rrugët si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.

Bota

17/11/2018 17:32

Protestuesja u godit nga një automjet, pasi një shofer u përfshi nga paniku dhe përplasi makinën me protestuesit.

Rreth 120 mijë persona, të veshur me jelekë ndriçues, u mblodhën në 2 mijë pika të ndryshme në Francë. Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron se po braktis njerëzit e thjeshtë. Më herët, këtë javë, Macron pranoi se ai nuk ia kishte dalë mbanë të pajtonte popullin francez me liderët e tyre, transmeton Klan Kosova.

Protestuesja humbi jetën në rajonin juglindor të Savojës, kur një shofere, që po dërgonte të bijën në spital, u përfshi nga paniku pasi ishte bllokuar prej rreth 50 protestuesish, që godisnin me grushta edhe makinën e saj, duke e përplasur më pas atë me ta.