Franc Koruni sqaron çështjen e pikëve, ‘harroi’ Elhaidën – Lajmi.net
Franc Koruni sqaron çështjen e pikëve, ‘harroi’ Elhaidën
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 9:21, 11 December 2017
Çdo edicion i 'Këngës Magjike' bëhet temë diskutimi për shumëçka, këtë vit ishte çështja e pikëve.

Për çmimin kryesor, artistët kanë vlerësuar njëri-tjetrin, ndërsa dy këngëtaret Elhaida Dani dhe Anxhela Peristeri ishin shumë afër me pikë, shkruan lajmi.net.

Por, ishte një këngëtar i ri, Franc Koruni ai i cili e vendosi fituesen me pikët e tij, ngase votoi i fundit.

Ajo që u komentua shumë ishte fakti se si Franci e votoi Elhaidën me 0 pikë, ndërsa Anxhelën me 30, duke bërë që pikët e këtij këngëtari t’ia siguronin fitoren kësaj të fundit.

Meqenëse bëri bujë çështja e votimit të Francit, ai ishte në një lidhje telefonike tek “E diela Shqiptare” dhe sqaroi përse votoi në atë mënyrë.

Duke thënë se Elhaida i ‘kishte’ shpëtuar nga pikët, ai tregoi se ka mbajtur shënim gjatë tërë kohës se kush prej këngëtarëve meriton pikët e tij.

Por, ai tha se nuk ka votuar këngëtarët, por këngët dhe tha që votoi Kastron sepse ai e meritonte. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO