Fotografi 15 vjeçar, sensacion botëror

Një djalosh 15 vjeç nga Britania e Madhe ka mundur fotografët më profesionistë në një garë ndërkombëtare. Kyle Moore nga Suffolk, mori çmimin e parë në garën “Celebrating Nature”, organizuar nga Shoqata e Fotografëve Ndërkombëtarë të Natyrës dhe Jetës së Egër.

Bota

20/03/2014 22:35

Një djalosh 15 vjeçar nga Britania e Madhe ka mundur fotografët më profesionistë nga mbarë bota në një garë ndërkombëtare të fotografisë.

Kyle Moore nga Suffolk, mori çmimin e parë në garën “Celebrating Nature” të organizuar nga Shoqata e Fotografëve Ndërkombëtarë të Natyrës dhe Jetës së Egër.

Tinejxheri i cili e bëri fotografinë kur ishte 12 vjeç, e fitoi çmimin me fotografinë në të cilën shihet një ketër në borë.

“Imazhi është bërë në parkun e qytetit tim në një mëngjes dimëror më borë”, tha ai.

“Pasi që kishte rënë borë, vendosa të shkoj atje për të fotografuar ketrat që i dua në park. Mu desh të shtrihesha në parkun e ftohtë , ta marr nivelin e sytir me ketrin, dhe për fat ai u ndal për një sekond, në mënyrë që të ma mundësojë ta marr një fotografi të bukur”.

Gara e cila është e hapur për fotografë amatorë dhe profesionalë, tërhoqi më shumë se 500 kandidatura nga mbarë bota.

Disa nga fotografitë më të bukura, duke filluar nga ajo e Kyle Moore, mund t’i shihni më poshtë:

123456789101112131415161718192021